Paketa Wellness është krijuar për ata që duan të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme dhe të ndërtojnë një stil jetese më të mirë, pa u fokusuar domosdoshmërisht te numërimi i kalorive apo humbja e peshës.
Çfarë përfshin:
Ushqime të freskëta dhe sa më natyrale.
Proteina cilësore, fruta dhe perime të freskëta.
Drithëra dhe karbohidrate me vlera ushqyese.
Yndyrna të mira dhe burime të shëndetshme energjie.
Snack-e të shëndetshme për gjatë ditës.
Menu të larmishme dhe të ekuilibruara për të shmangur rutinën.
Niveli i vështirësisë: EASY 🟢
Nuk kërkon numërim të vazhdueshëm të kalorive dhe nuk është një dietë strikte. Qëllimi është të ushqehesh më mirë, të kesh më shumë energji dhe ta kthesh ushqimin e shëndetshëm në një pjesë të natyrshme të përditshmërisë.