Paketa DIETA është zgjedhja për ata që nuk kërkojnë thjesht ushqim të shëndetshëm, por kanë një objektiv të qartë fizik dhe duan që ushqyerja e tyre të përshtatet me të. Paketa ofron alternativa të ndryshme sipas qëllimit: humbje peshe, reduktim të yndyrës trupore, tonifikim, ruajtje të masës muskulore ose mbështetje për ndërtimin e masës muskulore për personat që stërviten në palestër.
Për ata që nuk duan thjesht të shohin një numër më të ulët në peshore, por duan të ndryshojnë përbërjen e trupit.Ky opsion kombinon ushqyerjen e kontrolluar me një konsum të mirë proteinash dhe ushqime cilësore, duke synuar njëkohësisht reduktimin e yndyrës dhe ruajtjen ose zhvillimin e masës muskulore.
Paketa mund të ofrojë edhe stile të ndryshme ushqimore në varësi të preferencave dhe objektivit të klientit, duke përfshirë alternativa si Keto, Dukan dhe qasje të tjera të strukturuara.Çdo opsion mund të ketë një nivel të ndryshëm kufizimi dhe kërkon që klienti të zgjedhë atë që i përshtatet më mirë objektivit dhe mënyrës së tij të jetesës.
Në varësi të planit të zgjedhur, paketa mund të përfshijë:
Mëngjes • Snack • Drekë • Snack • Darkë
Vaktet ndërtohen me kombinime të ndryshme proteinash, perimesh, frutash, karbohidratesh dhe yndyrash të shëndetshme, në mënyrë që menuja të jetë sa më e larmishme, praktike dhe e përshtatshme për objektivin e zgjedhur.
Paketa DIETA kërkon më shumë disiplinë dhe konsistencë sesa paketa Wellness. Këtu ushqimi nuk zgjidhet vetëm sepse është i shëndetshëm, por sepse i shërben një qëllimi specifik. Qëllimi nuk është thjesht të hash më pak. Është të dish çfarë po ha, pse po e ha dhe si lidhet ushqimi yt me rezultatin që dëshiron të arrish.
E menduar për gym enthusiasts, sportistë dhe persona aktivë që duan të mbështesin rritjen ose ruajtjen e masës muskulore.
Fokusi vendoset te:
Proteina të mjaftueshme për mbështetjen e masës muskulore.
Karbohidrate për energji para dhe pas stërvitjes.
Yndyra të shëndetshme.
Vakte të plota dhe të balancuara.
Ushqime që ndihmojnë rikuperimin pas aktivitetit fizik.
Snack-e praktike për para ose pas palestrës.
Menuja mund të përshtatet me ditët e stërvitjes dhe nivelin e aktivitetit fizik, në mënyrë që ushqyerja të shkojë paralelisht me performancën dhe progresin në palestër.
Opsion i krijuar për personat që duan të ulin peshën dhe përqindjen e yndyrës trupore. Vaktet janë të strukturuara në mënyrë që të jenë ngopëse, të pasura me proteina, fibra dhe ushqyes, duke shmangur ushqimet me vlera të ulëta ushqyese.
Në varësi të objektivit, mund të përfshihen:
Burime të dobëta proteinash si pulë, peshk, vezë dhe alternativa të tjera.
Perime të freskëta dhe sallata të larmishme.
Fruta në porcione të përshtatshme.
Karbohidrate të zgjedhura me kujdes.
Burime të yndyrave të mira.
Snack-e më të shëndetshme për të kontrolluar urinë gjatë ditës.
Kjo alternativë mund të kombinohet me kontrollin e porcioneve dhe kalorive, nëse ky është objektivi i klientit.