Nëse objektivi yt është të humbasësh peshë, të reduktosh yndyrën trupore dhe të krijosh një mënyrë më të shëndetshme ushqyerjeje, paketa jonë është krijuar për të të ndihmuar ta bësh këtë në mënyrë të organizuar dhe praktike.
Nuk ka më nevojë të mendosh çdo ditë çfarë do të hash, sa do të hash dhe si ta përgatitësh ushqimin. Vaktet përgatiten me kujdes duke kombinuar ushqime të pasura me vlera ushqyese, proteina të mjaftueshme, perime, fibra dhe burime të kontrolluara karbohidratesh.
🥩 PROTEINA TË MJAFTUESHME
Mish pule, peshk, mish pa dhjamë, vezë dhe burime të tjera proteinike për të mbështetur ruajtjen e masës muskulore gjatë procesit të humbjes së peshës.
🥦 SHUMË PERIME DHE FIBRA
Sallata dhe perime të ndryshme për vakte të pasura me volum dhe lëndë ushqyese, duke të ndihmuar të ndihesh më i ngopur pa e tepruar me kaloritë.
🍚 KARBORHIDRATE TË KONTROLLUARA
Përzgjedhje dhe porcione të përshtatura të burimeve të karbohidrateve, në mënyrë që të kesh energji gjatë ditës dhe gjatë aktivitetit fizik.
🥑 USHQYERJE E BALANCUAR
Qëllimi nuk është të heqësh dorë nga ushqimi, por të krijosh një mënyrë më të strukturuar dhe të kontrolluar të ushqyeri.
Paketa mund të personalizohet në bazë të gjatësisë, peshës, BMI-së, nivelit të aktivitetit fizik dhe objektivit personal.
Pas analizimit të këtyre të dhënave, përcaktohen nevojat e përafërta ditore për energji dhe makronutrientë dhe më pas mund të kërkosh çmimin e paketës tënde të personalizuar.
📅 PAKETA MUJORE – PA TË SHTUNAT & TË DIELAT
Vakte nga e hëna deri të premten, për ata që duan një zgjidhje praktike gjatë ditëve të punës.
📅 PAKETA MUJORE – FULL
Vakte për çdo ditë të muajit, nga e hëna deri të dielën.
💚 Humbja e peshës nuk duhet të nënkuptojë të hash më pak pa plan. Duhet të hash më zgjuar, më të organizuar dhe sipas nevojave të trupit tënd.
Na dërgo gjatësinë, peshën, moshën, nivelin e aktivitetit dhe objektivin tënd për të marrë një ofertë të personalizuar.
KETO
VEGETARIAN
FASTING
DUCAN